2006-03-29 18:37:08

Koha kreshmore në Kosovë


RealAudioMP3 “E di se kush nuk e jep Zotin, jep tepër pak”, thoshte e Lumja Nënë Terezë, me bindjen se varfëria e parë e popujve është mosnjohja e Krishtit. Prandaj njerëzit përpiqen ta gjejnë Zotin në fëtyrën e mëshirshme të Krishtit e të vëllezërve. E këto ditë, kur rruga kreshmore na afron çdo çast tek Pashkët e ngjalljes, besimtarët nuk mund të mos reflektojnë për zotimet që morën të mërkurën e përhime, kur nisën përgatitjen shpirtërore për këtë kohë, e cila kërkon lutje, agjërim e solidaritet ndaj vëllezërve që vuajnë në korp e në shpirt.
Një atmosferë e tillë ndjehet në Kishat dhe familjet katolike të Kosovës. E në sa sytë e të gjithë besimtarëve janë ende të ngulur mbi varrët e Krishtit në kryq, nis të afrohet atmosfera e hareshme e Pashkëve – shërbim i Rabije Ibrajt nga Prishtina:







All the contents on this site are copyrighted ©.