Ja argumentet kryesore të programit të 29 marsit: këtu mund të ndiqni emisionin e
plotë
Sot në audiencën e
përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Benedikti XVI theksoi
se bashkimi kishtar, dhuratë e pasqyrim i bashkimit trinitar, ndihmon për kapërcimin
e konflikteve ndërmjet popujve dhe i hap rrugën paqes.
Një vit më parë
Papa Vojtila u duk për herë të fundit në dritaren e studios së tij për të përshëndetur
besimtarët: të shumta nismat, përmes të cilave do të përkujtohet kryevjetori i vdekjes
së Gjon Palit II.
Përfundoi asambleja plenare e Këshillit Papnor të kulturës:
me ne Kardinali Pupard.
Atmosfera e Kreshmëve në Kosovë, në sa ndjehet
afrimi i Pashkëve të Ngjalljes.
Partia Kadima fitoi zgjedhjet e djeshme
parlamentare në Izrael.
Në Francë vijojnë protestat kundër ligjit të punësimit
të parë. Pritet ndërhyrja e presidentit Shirak.
Sot Kisha katolike përkujtoi
Shën Sekondin e Astit, martir.