2006-03-28 17:19:34

U lirua nënshtetasi afgan që rrezikonte të dënohej me vdekje sepse i kthyer në Kristianizëm. Edhe Papa ka bërë thirrje për ta liruar


(28. 03. 06 R.V.) Është liruar mbrëmë Abdyl Rrahamani, nënshtetasi afgan që rrezikohej të dënohej me vdekeje, sepse i kthyer në fenë e krishterë. Italia është gati t’i japë strehim.
Duke njoftuar për lirimin e tij nga burgu, ministri i drejtësisë, Sarwar Danish, sqaroi se arsyeja kryesore e lirimit është përfundimi i afatit brënda të cilit duhej hapur procesi kundër tij. Ndërkaq ministri i jashtëm i Italisë, Gianfranko Fini, njoftoi se Italia është e gatshme t’i japë strehim të sapo liruarit, i cili po të qëndrojë në vendin e tij, edhe jashtë burgut, rrezikohet njëlloj ta humbasë jetën.







All the contents on this site are copyrighted ©.