Të shtunën e kaluar
krydioqeza Shkodër-Pult kremtoi festën e Zojës Nunciatë, Pajtore e Provinçës Françeskane
Shqiptare. Të shumta veprimtaritë festive, duke filluar nga Mesha shenjte, kremtuar
nga Kryeipeshkvi Metropolit i kryedioqezës, Imzot Angelo Massafra e duke vijuar me
festimet e Provinçës Françeskane në Kishën e Shën Françeskut në Gjuhadol, ku atmosferës
kremtore iu shtua edhe gëzimi i kushteve të përjetshme të motër Elizabeta Lulajt,
që ia kushtoi jetën Krishtit duke u bashkuar me motrat e Krishtit Fëmijë. Për
hollësira – shërbim i Jolanda Babës nga Shkodra.