Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të të kohës së Kreshmeve.
Leximet biblike
të kësaj së diele na thërrasin ta njohim e pranojmë në flijimin e Krishtit, të vdekur
mbi kryq, dritën rrëzëlluese të ngjalljes së tij. Dashuria e Zotit për njeriun
e ka mundur përfundimisht vdekjen dhe na ka dhënë jetën e cila nuk do të ketë mbarim.
Hyji Atë e ka dërguar Birin e tij, Njëlindurin që bota, njerëzimi të shëlbohet përmes
tij. Jezu Krishti është mishëruar e ka ardhur ndër ne jo për të na hequr apo vjedhur
ndonjë gjë që kemi, as gëzimin, as lirinë, përkundrazi, ai ka ardhur që njeriu të
mos vdes, por ta ketë jetën e plotë. Alternativa e fesë është kjo: ose të besosh në
jetën që vdes, ose të besosh në jetën që nuk vdes, që dmth. me fjalët e Shën Palit,
të vishemi me dritën e Krishtit. Po ne, anojmë e ecim pas jetës që vdes, në vend
që t’i përmbahemi gjurmëve të Mësuesit Hyjnor. Kështu Ungjilli i kësaj së diele, na
thërret ta përqafojmë jetën që nuk vdes e nuk mbaron kurrë, jetën e Krishtit Zot e
Shëlbues dhe t’i themi jo jetës kalimtare e të vdekshme. Me Jezu Krishtin gjithçka
ndyrshon me të vërtetë. Ne njerëzit e imagjinojmë Zotin si gjykatës të rreptë që e
dënon atë që gabon në mënyrë të pariparueshme, ndërsa Jezusi na dëfton e na dëshmon
Zotin që na do deri në atë pik sa të na ofroj të Birin e vet për shpëtimin tonë. E
atë që Jezusi kèrkon prej nesh është ta vëjmë jetën në duarë të tija për ta shpëtuar
nga vdekja dhe errësira. Leximet biblike të kësaj së diele janë: Leximi
i parë nga Libri i dytë i Kronikave 36,14-16.19-23; Psalmi 137 (136); Leximi
i dytë nga Letra e Shën Palit apostull drejtuar Efesianëve 2,4-10 dhe Ungjilli
nga Shën Gjoni ungjilltar, 3,14-21. Komenti i leximeve biblike të kësaj
së diele nga meshtari shqiptar dom Marjan Paloka.