2006-03-23 18:30:09

Shenjti i ditës: 23 Mars


RealAudioMP3 Sot Kisha Katolike përkujtoi Shën Turibin e Mongrovejos.
Turibio Alfonsi, i lindur në gjirin e një familjeje të njohur fisnike në vitin 1583, studioi në universitetet më të famshme të Spanjës; në Valladolid, në Salamankë e në Santiago të Kompostelës, ku u doktorua në drejtësi. Si avokat i shkëlqyer, mbreti Filipi II e emëroi gjykatës në Granadë të Spanjës. Por më pas, duke pasur nevojë për një kryeipeshkëv, të cilit mund t’i besonte, në trojet e pushtuara nga Spanjollët në Amerikën Latine, ia paraqiti Papës si kandidatin e vetëm për këtë mision. E përfundoi shtegtimin e tij tokësor më 23 mars 1606, në një kapelë të vogël në rrethinat e qytetit të Limës, në mes të indianëve, si të donte që të gjithë ta mësonin se i deshi varfanjakët e tij deri në fund të fundit. Ishte e Premtja e Madhe. Ndërsa jepte shpirt, eprori i tij luante në harpë psalmet 116 dhe 31.
Gjatë shtegtimit në rrugët e Amerikës Latine, pati përshkuar më se 15 mijë kilometra, pati pagëzuar 60 mijë besimtarë, ndërmjet të cilëve, tre shenjtorë: Shën Rozën e Limës, Shën Françesk Solanon dhe Shën Martin de Porres-in.
Motua e Turibit ishte: “Koha është e vetmja pasuri që kemi prandaj duhet ta llogarisim me kujdesin më të madh”.
U shpall shenjt më 1726 nga Papa Benedikti XIII








All the contents on this site are copyrighted ©.