Ja argumentet kryesore të 23 marsit: këtu mund të ndiqni emisionin e plotë
Benedikti XVI dhe Kolegji
Kardinalor janë mbledhur në Vatikan në prag të Koncistorit për një takim lutjeje dhe
reflektimi.
“Gjendja e ipeshkvijve të nderit, çështja e ndjekësve të imzot
Lefebvre dhe dialogu i Kishës me Islamin” - ishin temat kyçe të takimit të Benediktit
XVI me anëtarët e Kolegjit Kardinalor.
Nesër në Vatikan do të mbahet Koncistori
për krijimin e 15 kardinajve të rinj. Në mikrofonin tonë flet jezuiti Atë Albert
Vanhoi.
OKB-ja i kërkoi Afganistanit të respektojë të drejtat e njeriut
dhe mos të dënojë me vdekje shtetasin Abdul Rahman vetem sepse është bërë i krishterë.
Duke
shfletuar kalendarin përkujtojmë nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë
dhe Republikës së Shqipërisë. Me ne në studio Dom Marjan Paloka...
Po sot
kisha përkujtoi Shën Turibin e Mongrovejos.