2006-03-22 18:17:30

Nesër do të mbahet takimi i lutjes i Papës me kardinajtë me rastin e Koncistorit


(22. 03. 06 R.V.) Nesër në Vatikan do të mbahet takimi i reflektimit dhe i lutjes i Papës me Kolegjin Kardinalor, në prag të Koncistorit të së premtes për krijimin e 15 kardinajve të rinj.

Do të mbahet nesër në Sallën e Sinodit në Vatikan, takimi i reflektimit dhe i lutjes në prag të Koncistorit të parë të Beneditkit XVI. Të shtunen, më 25 mars, në solemnitetin e Lajmërimit të Zotit, Papa do të kryesojë Meshën shenjte me kardinajtë e rinj. Me këtë Koncistor, numri i kardinajve arrin në 193, nga të cilët 120 me të drejtë zgjedhore. Në gjeografinë e re kardinalore, 100 kardinaj janë evropianë, 32 latinoamerikanë, 20 veriamerikanë, 20 aziatikë, 17 afrikanë e 4 nga Oqeania.







All the contents on this site are copyrighted ©.