Sot kisha katolike
përkujtoi Shën Benvenuton, që në shqip tingëllon “Mirëseerdhe”, njeri me fe të gjallë
e përvujtëri të thellë, e jo më pak, me kulturë të jashtëzakonshme teologjike. Qe
bashkëpunëtor i ngushtë me Shën Bonaventurën, në një periudhë kur ndodhën përçarjet
e para të familjes françeskane, e cila u nda në observantë dhe konventualë. Shën Benvenuto
mbylli sytë më 22 mars 1282. U varros në katedralen e Osimos në një mauzole, përgatitur
për të nga kleri e nga populli. Më 1 korrik u mbart në kriptën e së njëjtës katedrale.
Benvenutoja nuk është shpallur kurrë zyrtarisht shenjt nga kisha, e megjithatë populli
e zgjodhi Pajtor të qytetit të Osimos që më 1755. Festa e tij kremtohet me 22 mars.