2006-03-20 20:12:58

Ja argumentet kryesore të programit të 20 marsit


(20.03.06. R.V.)Rëndësia e punës për realizimin e njeriut dhe për zhvillimin e shoqërisë: kështu u shpreh Papa duke folur për Shën Jozefin gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot;

Besnikëria ndaj selisë së Pjetrit, më e fortë se persekutimet dhe vullneti i dialogut ndërmjet Kishave kristiane motra: këto janë meritat e Kishës armene-katolike sipas Papës Benediktit XVI, i cili sot në Vatikan priti në audiencë patrikun Nerses Bedrosin e XIX dhe anëtarët e Sinodit të Patriarkanes.

Bashkëjetesa fetare në Shkodër dhe valët kundërshtare: mons. Lucian Agostini, vikari i përgjithshëm i kryedioqezit të Shkodrës flet për shfaqjen e fundit anti- kristiane në Shkodër.

Tre vjetë pas sulmit amerikano-britanik mbi Bagdadin, Iraku ende sot gjendet në vështirësi të madhe në ballafaqim me pasojat e luftës: rindërtimin material e njerëzor të indit shoqëror, përforcimin e procesit politik e demokratik në vend.

Tension i lartë në Bielorusi pas zgjedhjeve prezidenciale të fituara nga Lukashenko me mëse 80 % të votave. Opozita demokratike denoncon manipulimin e zgjedhjeve. Bashkimi Evropjan është duke shqyrtuar marrjen e sanksioneve, ndërsa sipas Rusisë votimet kanë qenë korrekte.

e lajme tjeraRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.