2006-03-18 17:53:54

Paqja përtej ndarjeve etnike, familja, sektet dhe Sida: sfidat për Kishën e Kamerunit në fjalët e Papës drejtuar ipeshkvijve në vizitë ad Limina


(18. 03. 06 R.V.) “Sigurimi i paqes, pa marrë parasysh ndarjet etnike, familja, sektet e Sida janë sfidat kryesore për Kishën e Kamerunit” – sipas fjalëve që Papa Benedikti XVI u drejtoi sot ipeshkvijve të vendit afrikan, të cilët i priti në përfundim të vizitës së tyre ad Limina – tek Varret e Apostujve.

 
Paqja duhet t’i kapërcejë kufijtë e përçarjeve etnike, veprimtaria baritore duhet të jetë në gjendje të përballojë krizën që kërcënon familjen, sulmin e sekteve dhe të Sidës: këto janë sfidat për të cilat u foli Benedikti XVI ipeshkvijve të Kamerunit.
Rrethanat ekonomike të pafavorshme, lidhjet familjare të vëna në provë të rëndë, sulmi i sekteve, që përfitojnë nga bestytnitë e njerëzve për t’i larguar nga Krishti dhe nga Kisha, praktikat e ndryshme fetare që shumfishohen ndër bashkësitë, shuplaka e Sidës janë problemet që duhet të ketë në qendër të vëmendjes Kisha e vendit afrikan. Papa i nxiti ipeshkvijtë të vijojnë ecjen në rrugën e dialogut të sinqertë e durimtar, të jetuar me vërtetësi e dashuri, në një vend si Afrika Qëndrore, e martirizuar nga luftërat.







All the contents on this site are copyrighted ©.