2006-03-17 19:01:12

Në fillim ja argumentet kryesore të 17 marsit


RealAudioMP3 Ideologjitë e përfimi të mos kushtëzojnë misionin (thirrjen) e lartë të mediave në promovimin e dinjitetit njerëzor: kështu tha Papa në audiencë me pjesëmarrësit e mbledhjes plenare të Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore.

Shkëmbim i pëzermërt mesazhet ndërmjet Papës Benediktit XVI e Patrikut të Moskës Aleksejt II: në të cilët urohet një bashkëpunim më i madh për bashkimin e të krishtërve.

Filluan predikimet e kohës së Kreshmeve në Vatikan në praninë e Papës e të bashkëpunorëve të tij të Kuries Romake. Në qendër të meditimeve Mundimet e Jezusit në Gjetsemani.

Janë gjetur trupat e tre shqiptarëve të vrarë në Afganistan, njoftimin dha policia Afgane. Bashkë me tre shqiptarët ishin rrëmbyer edhe 4 afganë të cilët më pas u liruan.

Hamasi do t'i formojë qeverinë e re palestineze vetëm, pa partnerë koalicioni.Kabineti i ri qeveritar pritet të shpallet nesër para presidentit Abu Mazen.

Mijëra serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës kundër pavarësisë së Kosovës duke përkujtuar dyvjetorin e protestave të marsit.

Në Vjenë u mbajt raundi i dytë i bisedimeve për decentralizimin dhe statusin e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e zëvendësit të Marti Ahtisarit, Albert Rohan







All the contents on this site are copyrighted ©.