2006-03-17 18:49:59

Konferencë në Romë me rastin e 500-vjetorit të Rojeve Zvicerane: intervistë me kolonelin Maeder


(17. 03. 06 R.V.) Roja Zvicerane Papnore, pesëqind vjet besnikërie në divizë” – është titulli i konferencës që u zhvillua këto ditë në Romë nga kapiteni-komandat i regjimentit papnor, koloneli Elmar Teodor Maeder. I organizuar nga Rrethi i Shën Pjetrit, takimi u mbajt në kuadrin e manifestimeve të shumta, që vijojnë me rastin e 500-vjetorit të Rojes Zvicerane e që do të përfundojnë më 6 majin e ardhshëm me betimin solemn në Sheshin e Shën Pjetrit.
Kujtojmë se motua 500-vjeçare e Rojeve Papnore Zvicerane është: “Acriter et fideliter! – Me guxim e besnikëri!”. Rojet Papnore, që u themeluan me dëshirën e Papës Juli II në vitin e largët 1506, sot i shërbejnë të 50-tit papë, Benediktit XVI. Por ç’do të thotë për një Roje Zvicerane të jesh në shërbim të Papës: Na përgjigjet koloneli Maeder:
***
“Për të gjithë ne është nder i madh e privilegj. Jemi përfaqësue të shumë të rinjve të tjerë zviceranë, por jo vetëm zviceranë. Besoj se në mbarë botën duhet të ketë shumë të rinj që dëshirojnë të kryejnë po këtë shërbim që kryejmë ne”. 







All the contents on this site are copyrighted ©.