2006-03-17 11:21:50

Ja argumentet kryesore të programit16 marsit


RealAudioMP3 Liderët fetarë e kanë për përgjegjësi të punojnë për pajtimin e popujve përmes dialogut të sinqert e veprimeve solidare njerëzore“: këtë nënvizoi Benedikti XVI në takim me Delegacionin e Komitetit Hebraik të Amerikës.

Letra e Papës drejtuar kardinalit Lubomyr Husar me rastin e 60-vjetorit të pseduo-sinodit të Leopolit, që në vitin 1945 e detyroi Kishën greko-katolike të Ukrainës të „rizbriste në katakombe“.

Vijojnë në Vatikan punimet e Mbledhjes Plenare të Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore mbi Letrën Apostolike të Gjon Palit II drejtuar përgjegjësve të mediave me titullin „Zhvillimi i shpejt“.

Pranë OKB-së lindi Këshilli i ri mbi të Drjetat Njerëzore që zëvendëson Komisionin e Gjenevës. Kundër këtij organizimi SHBA-së e Izraeli.

Duke shfletuar kalendarin historik më 16 mars përkujtojmë 16 vjetorin e vdekjes së dom Zef Shestanit, përgjegjësit të parë të Programit Shqip të Radio Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.