2006-03-17 18:21:59

Ideologjitë dhe fitimi nuk duhet ta kushtëzojnë thirrjen më të lartë të mediave: shërbimin ndaj njeriut dhe vërtetësisë


(17. 03. 06 R.V.)Mjetet e komunikimit të kontribuojnë në formimin dhe informimin e njeriut, duke respektuar dinjitetin njerëzor e duke paraqitur modele pozitive jete e dashurie, që i kapërcejnë kufijtë e interesave të fitimit ose të bindjeve ideologjike.

“Mjetet e komunikimit dhe industritë që prodhojnë zbavitje në shërbim të zhvillimit të njeriut, në drejtim të së mirës dhe së vërtetës, duke u nisur nga fëmijët”, ishin në qendër të vëmendjes të Benediktit XVI në audiencën me Këshillin Papnor të Komunikimeve Shoqërore, që organizoi këto ditë në Vatikan asamblenë e vet plenare. Papa ripohoi me forcë se as ideologjitë e as fitimi nuk duhet t’i kushtëzojnë programet ose informacionin.
Duhet guxim e vendosmëri për ta nxitur fabrikën e fuqishme të komunikimit modern të propozojë modele pozitive jete, dashurie, dinjiteti njerëzor, si në sektorin e njohurive dhe lajmeve të reja me karakter formues e informues, ashtu edhe në atë të spektaklit shumëformësh të zbavitjes. Për këtë guxim e vendosmëri u foli Papa anëtarëve të Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, të cilët i priti sot paradite në Sallën Klementine në Vatikan. 40-vjet më parë – kujtoi Ati i Shenjtë – një nga dokumentet e para të Koncilit II të Vatikanit, Inter Mirifica, kushtuar mediave, pati pranuar fuqinë e jashtëzakonshme të mjeteve të komunikimit në formimin dhe informimin e mendjeve njerëzore dhe në modelimin e mënyrës së tyre të të menduarit. Sot – vërejti Papa - ndjehet nevoja urgjente që kjo fuqi të shfrytëzohet në favor të mbarë njerëzimit. Sfida – pohoi Ati i Shenjtë – qëndron në inkurajimin e komunikimeve shoqërore dhe industrive të zbavitjes që të jenë protagoniste të së vërtetës e nismëtare të paqes, paqe që lind nga jetët të cilat kanë jetuar në përkim me të vërtetën që çliron:
***
“SUCH COMMITMENT DEMANDS PRINCIPLED...
Një impenjim i tillë kërkon së pari guxim e vendosmëri nga ana e atyre, të cilët i kanë dorë e punojnë brënda industrisë së pakufishme e me ndikim të fuqishëm të mediave, për të garantuar që promovimi i të mirës së përbashkët të mos flijohet kurrë në kërkim të fitimit personal ose të shkaqeve ideologjike që shprehin mungesë përgjegjësie publike”.
***
Anasjelltas – vijoi Papa - në koherencë me mesazhin e tij për Ditën e Komunikimeve Shoqërore - mediat duhet ta kundrojnë gjithnjë mbi bazën e etikës së tyre prodhuese mbështetjen e martesës dhe të jetës familjare, që janë “themel i çdo kulture e i çdo shoqërie”. Përveç tjerash, Papa theksoi edhe se:
***
“IN COOPERATION WITH PARENTS, THE SOCIAL COMMUNICATIONS...
Në bashkëpunim me prindërit, informacioni dhe zbavitja mund të ndihmojnë në thirrjen e vështirë, por të këndshme për të rritur fëmijë, duke u paraqitur atyre modele edukative të jetës e të dashurisë njerëzore”.
***
Sa gjë çkurajuese dhe shkatrrimtare është për ne të gjithë kur ndodh e kundërta – tha menjëherë më pas me hidhërim Ati i Shenjtë, posaçërisht kur – vijoi Benedikti XVI - të rinjtë tanë i nënshtrohen shprehjeve të zvetënuara ose të rreme të dashurisë, që e përqeshin dinjitetin e njeriut të dhuruar nga Zoti dhe vënë në rrezik interesat e familjes. Mos kurseni asnjë përpjekje – tha përfundim Shenjtëria e Tij, duke iu drejtuar anëtarëve të dikasterit papnor, për t’i ndihmuar ata që punojnë në botën e mediave që të promovojnë çka është e mirë dhe e vërtetë, posaçërisht përsa i përket kuptimit të jetës njerëzore e shoqërore dhe të denoncojnë çka është e rreme, posaçërisht prirjet që i gërryejnë themelet një shoqërie civile të denjë për personin njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.