2006-03-15 19:36:15

Ja argumentet kryesore të programit të 15 marsit :


RealAudioMP3 Vullneti i Jezusit mbi Kishën dhe zgjedhja e 12-të Apostujve: në audiencën e përgjithshme , duke u nisur nga përvoja e apostujve, në dritën e Papa Benedikti XVI përuroi një cikël të ri të katekizmit mbi „misterin e raportit ndërmjet Krishtit e Kishësdetyrës që i është besuar asaj“.

Vazhdon në Vatikan mbledhja plenare e Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore mbi sfidat aktuale në rrethanat misionare: në mikrofonin e Radio Vatikanit kardinali Crescenzio Sepe.

Në Lindje të Mesme: lirohen të gjithë të rrëmyerit e huajë nga grupet radikale palestineze në Rripin e Gazës. Pas sulmeve izraeliane ndaj burgut të Xherikut për të arrestuar liderët e Frontit popullor për çlirimin e Patesinës, Ahmed Saadat e katër eksponent ushtarak të Al Fatahut të burgosur, në të gjitha territoret pushtuara është mbajtur greva e përgjithshme.

Diktatori i Irakut Sadam Hyseini, për herë të parë ka pranuar në gjykatë se ka dhënë urdhër për vrasjen e 148 shiitëve në vitët 1980-ta. Sadami Hyseini përsëri e ka quajtur gjykatën “një komedi kundër tij dhe shokëve të vet”.

Hashim Thaçi do ta kryesojë delegacionin e Kosovës në bisedimet e Vjenës më 17 mars për decentralizimi. Këtë e bëri të ditur Presidenti Fatmir Sejdiu, pas një takimi me Ekipin Negociator të Kosovës.

Nga Kisha Shqiptare: Shkodra sot i dha lamtumirën murgeshës Stigmatine motër Gjudita Vladanit, dëshmitares së Ungjillit e samaritanes të të sëmurëve.

Duke shfletuar kalendarin përkujtojmë përvjetorin e lindjes së Faik Konicës e tjera.

Një përshëndetje të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit. Po kujtojmë se programin shqip të Radio Vatikanit mund të dëgjoni edhe në faqen e internetit www.radiovaticana.org.







All the contents on this site are copyrighted ©.