2006-03-14 18:49:43

Vizita private në Vatikan tek Benedikti XVI e presidentit egjiptian Mubarak


( 13 mars 2006 R.V.) Deklaratë e Drejtorit të sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Navarro Valls për audiencën e Papës me Mubarakun
Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti në audiencë Presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Shkelqësinë e Tij Mohamed Hosni Mubarak dhe grupin që e shoqëronte.
Biseda e përzemërt, që zgjati rreth një gjysmë ore, nisi me konstatimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Arabe dhe të gjendjes së marrëdhënieve ndërfetare në këtë vend.
Takimi krijoi kushtet për të shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me perspektivat e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. U thellua shkëmbimi i ideve mbi situatën në Irak e u prekën shkurtimisht edhe tematikat që kanë të bëjnë me Republikën Islamike të Iranit.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.