2006-03-14 18:51:43

Kisha në trevat Shqiptare


RealAudioMP3 “Kreshmët janë kohë e privilegjuar shtegtimi të brendshëm drejt Krishtit burimit të përdëllimit Hyjnor. Një shtegtim në të cilin vet Krishti na shoqëron, na mbron e na mbështet, sepse edhe sot, Zoti e dëgjon britmën e popullit të uritur për gëzim, për paqe, për dashuri”. Prandaj, Kreshmët, për besimtarët e krishterë janë një mundësi e jashtëzakonshme për të zbuluar gjithnjë më tepër identitetin personal duke iu përgjigjur thirrjes dhe duke imituar shembullin e Jezu Krishtit të Gjallë, në kremtimin e Pashkëve. Jeta mund të kuptohet vetëm duke shikuar mbrapa por duhet jetuar duke shikuar përpara. Pra, të krishterët janë të thirrur të frymëzohet nga Kryqi i të Ngjallurit. Në shërbimin e Jolanda Babës, do të dëgjojmë si vijon përgatitja e besimtarëve në Kryedioqezën metropolite të Shkdorës me kremtime të përshpirtshme si Udha Kryqit e aktivitete tjera formuese e kulturore….. 1.55”







All the contents on this site are copyrighted ©.