2006-03-14 20:03:17

Ja argumentet kryesore të programit të 14 marsit:


RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI bën thirrje t’i kushtohet vëmendje leximit, meditimit e lutjes Fjalës së Zotit, posaçërisht në këtë kohë të Kreshmëve.


Thirrja e Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore drejtuar gjithë katolikëve për të ndihmuar besimtarët e krishterë në Tokën e Shenjtë.


Në pjesën veriore të Qipros nën pushtimin turk, kishat e manastiret shkatërrohen ose shndërrohen në xhami: reportazh i gazetarit të “Avvenire”-s Luigi Geninazzi.


Koha e Kreshmëve në Kryedioqezën e Shkodrës: një shtegtim i brendshëm shpirtëror nën udhëheqjen e Krishtit, Mësuesit Hyjnor.


Izraeli sulmoi burgun e Xherikos për të marrë me forcë të burgosurin Ahmed Saadat, i dënuar për vrasjen e ministrit izraelit Rehavam Zeevi.


Vijon takimi i pesë antarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (SHBA-ës, Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë dhe Kinës) mbi problemin e programit bërthamor iranian.


Roja Bregdetare e Kepit të Gjelbër, në Afrikë, bëri të ditur se një barkë me 12 trupa të pajetë emigrantësh u gjet në afërsi të ishullit Boa Vista. Emigrantët mendohet se po përpiqeshin të arrinin në ishujt spanjollë të Kanarieve.


Këto si edhe lajme të tjera.

Një përshëndetje të gjithë dëgjuesve të Radio Vatikanit nga redaksia shqipe.


Programin tonë mund ta ndiqni edhe në faqen e internetit dubël vë dubël vë, dubël vë.radiovatikana.org







All the contents on this site are copyrighted ©.