2006-03-13 19:04:30

Ja argumentet kryesore të programit të 13 marsit:këtu mund të ndiqni emisionin e plotë


RealAudioMP3 (13.03.06 R.V.)Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin egjiptian Mubarak, me të cilin foli mbi dialogun ndërfetar ndërmjet islamit dhe botës perëndimore, si edhe për të drejtat e të krishterëve në Egjipt.


“Të mësojmë ta dëgjojmë Krishtin dhe t’i bindemi thirrjes së tij në jetën e përditshme, posaçërisht në këtë kohë kreshmësh, që na shpie kah drita e Pashkëve.” Kështu tha Papa dje gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot në Shën Pjetër.


“Shkaku i vdekjes së Presidentit Millosheviq ishte infarkti i miokardit, ardhur si pasojë e keqpërdorimit të barnave.” – deklaroi Gjykata e Hagës pas autopsisë. Presidenti serb Tadiq tha se Millosheviqit nuk do t’i bëhet varrim shtetëror në Serbi.


Shqiptarët e rrëmbyer në Afganistan javën e kaluar u ekzekutuan nga talebanët. Ministria e jashtëme maqedonase njoftoi se viktimat janë shtetas maqedonas.


Vijon në Irak dhuna e përgjakshme që vetëm dje shkaktoi 50 të vdekur.


Duke shfletuar kalendarin historik përkujtojmë vdekjen e Fan Nolit, me 13 mars 1965.







All the contents on this site are copyrighted ©.