2006-03-11 18:27:53

Papa bashkon kryesinë e dy dikastereve vatikanase


(12. 03. 06 R.V.)Vendime dhe emërime të Atit të Shenjtë në disa dikastere të Kuries romake:
Të shtunën e kaluar Ati i Shenjtë pranoi kërkesën për dorëheqje paraqitur, për shkak të moshës, nga kardinali Stephen Fumio Hamao, Kryetar i Këshillit Papnor për baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve dhe, përkohësisht, ia caktoi drejtimin Këshillit Papnor të drejtësisë e paqes, që kryesohet nga kardinali Renato Rafaele Martino. Veç kësaj, Ati i Shenjtë, për të favorizuar dialogun ndërmjet njerëzve të kulturës dhe përfaqësuesve të feve të ndryshme, bashkoi përkohësisht kryesinë e Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar me atë të Këshillit Papnor të Kulturës, duke emëruar kryetar të Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, kardinalin Paul Poupard.







All the contents on this site are copyrighted ©.