Ipeshkvijtë e jug-lindjes të Evropës kërkojnë më shumë impenjim për të favorizuar
integrimin e emigrantëve
( 12. 03. 06 R.V.) Ipeshkvijtë e jug-lindjes të Evropës kërkojnë më shumë impenjim
për të favorizuar integrimin e emigrantëve: përmes Ungjillit është e mundur të krijohet
familja e Zotit ndërmjet popujve të ndryshëm.T’i jepet fëtyrë njerëzore fenomenit
të emigrimit: këtë propozuan kryetarët e Konferencave ipeshkvnore të Shqipërisë, Bullgarisë,
Bosnje-Hercegovinës, Greqisë, Rumanisë dhe të Konferencës Ipeshkvnore të Shenjtërve
Çirili e Metodi të Serbi-Malit të Zi e Maqedonisë të cilët, pak ditë më parë, përfunduan
në Korfuz takimin tyre të gjashtë me temën: ‘Për t’i bërë ballë sfidës së emigracionit’,
rreth së cilës diskutuan prelatët. ‘Të shikohet me përparësi puna baritore me emigrantët,
impenjmi për formimin dhe integrimin e tyre, kujdesi për lidhjet ndërmjet vendeve
të origjinës e vendeve ku jetojnë, programimi i punës ekumenike dhe bashkëpunimi ndërmjet
kishave dhe bashkësive të ndryshme’ – këto janë objektivat e Dokumentit përfundimtar
të Konferencës të Ipeshkvijve të jug-lindejes të Evropës, në të cilën Shqipërinë e
përfaqësoi Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Angjelo Massafra, kryeipeshkëv
Metropolit i Shkodrës.