2006-03-11 18:32:57

Benedikti XVI ripohon aktualitetin e përhershëm të impenjimit misionar të Kishës


( 12. 03. 06R.V.) Edhe sot të krishterët janë të thirrur t’ia kumtojnë gjithë njerëzve dashurinë e e Hyjit, që u dëftua plotësisht në të vetmin Shëlbues të Botës, në Krishtin e ngjallur.Këto janë fjalët e Papës Benedikti XVI drejtuar dje pjesëmarrësve në takimin e kësaj fundjave, organizuar nga Kongregata për Ungjillëzimin e popujve dhe Universiteti Urbanian, me rastin e 40-vjetorit të Dekretit konciliar “Ad Gentes” mbi veprimtarinë misionare të Kishës. Papa ripohoi me forcë aktualitetin e thirrjes misionare të Kishës, përballë shndërrimeve të botës dhe sfidave që i kundërvë modernizmi predikimit të Ungjillit. Ati i Shenjtë kujtoi se impenjimi misionar është në vetë natyrën e Kishës, sepse Krishti i dërgoi nxënësit e vet t’ia predikonin Ungjillin mbarë popujve të botës. E urdhëri i tij mbetet aktual për të gjithë besimtarët.







All the contents on this site are copyrighted ©.