Mesazh i Kreshmëve i Imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë –Durrësit:
pjesa e tretë
Po vijojmë me pjesën
e tretë e të fundit të mesazhit kreshmor të Kryeipeshkvit Metropolit të Tiranë-Durrësit,
Imzot Rrok Mirditës, në mikrofonin e dom David Gjugjës. Në qendër të vëmendjes është
puna baritore me të rinjtë, duke filluar nga takimi i ardhshëm tradicional i të rinjve
të Dielën e Larit, tek puna baritore me të rinjtë që shtrihet gjatë gjithë vitit,
përmes veprimtarive të ndryshme. Synimi është ndërgjegjësimi i të rinjve për rolin
e tyre në Kishë e në shoqëri. Kështu ata përgatiten të jenë dëshmitarë të Kryqit të
lumnueshëm të Krishtit. E ndërkaq mendohet që viti i ardhshëm t’i kushtohet pikërisht
punës baritore me të rinjtë – siç shprehet Imzot Mirdita.