2006-03-09 17:03:29

Shenjti i ditës: 9 mars – Shën Gregori i Nissës


RealAudioMP3 Shën Gregori i Nisës, ipeshkëv e profesor, është një nga etërit më të njohur të Kishës të shekullit IV. Për përgjigjet që i dha një mori problemesh filozofike, në përkim të plotë me të dhënat e fesë e njëkohësisht me kërkesat e arsyes, mund të krahasohet me Shën Tomën e Akuinit. E kaloi gjithë jetën në vetmi, duke iu kushtuar lutjes e studimit të filozofëve klasikë, Platonit dhe Aristotelit e, sidomos, dijetarëve të mëdhenj të Kishës.
Provoi edhe shijën e hidhur të internimit, i akuzuar padrejtësisht nga heretikët arianë, por shpejt pafajsia e tij doli në dritë e ai u kthye në selinë e vet, i brohoritur nga besimtarët, që e donin.
Pas vdekjes së vllaut të tij të mirënjohur, Shën Bazilit, ipeshkëv i Cezaresë, iu desh ta linte sërisht selinë e tij të përvuajtur e të nisej për të vendosur paqen ndërmjet kishave lindore, të cilat shpesh kishin ngatërresa për çështje doktrinore e administrative. Këtu mori pjesë në Koncilin e thirrur nga Perandori Teodosi . Etërit konciliarë, të mahnitur nga kultura e tij filozofike, e mbiquajtën "shtylla e fesë". Në vitin 394 mori pjesë në një sinod tjetër në Kostantinopojë. E ky është lajmi i fundit që kemi për të. Thuhet se vdiq në vitin 395, duke lënë pas, ndërmjet tjerash, edhe homelitë e tij të famshme, mbajtur gatë salikimeve të njerëzve më të shquar të kohës.







All the contents on this site are copyrighted ©.