2006-03-09 17:00:40

Kardinali Cé në ushtrimet shpirtërore në Vatikan: Jezusi kërkon nga ne t’i besojmë pa kushte mëshirës së tij të pambaruar


RealAudioMP3 “Jezusi kërkon nga ne t’i besojmë pa kushte mëshirës së tij të pambaruar”: - me këto fjalë mund t’i përmbledhim meditimet e sotme të kardinalit Marko Cé në Vatikan, në praninë e Papës Benedikti XVI dhe të Kuries Romake.

 
Shndërrimi Jezusit na zbulon lidhjen e pandarshme të Kryqit me Lumninë, gjë që nxënësit e Krishtit nuk arrijnë ta kuptojnë. Këtë theksoi kardinali Cé duke shpjeguar më pas se Shndërrimi i Krishtit ngjet ndërmjet dy kumtimeve të tij mbi mundimet.
Prania e Moisiut dhe Elisë pranë Atit të gjithëpushtetshëm – vijoi predikatari, na tregon se në Jezusin përmbushen të gjitha premtimet e Besëlidhjes së Vjetër. Nga ana tjetër kujtoi se njerëzit prisnin një Mesi të fuqishëm e të mbuluar me lavdi, që do të çlironte Izraelin nga sundimi romak. Por Jezusi është i vetëdijshëm se Ati ka plane të tjera:
***
“Duke i thnë ‘Po’ Atit, Jezusi personifikon kundra-mëkatin dhe, në të gjithë veprimtarinë e tij, e mund plotësisht rebelimin e Adamit”,
***
tha kardinali Cé dhe në vijim kujtoi fëmijën epileptik të shëruar nga Jezusi. Nxënësit nuk arrijnë ta dëbojnë shpirtin e keq që e ka pushtuar fëmijën, por i jati ka besim të plotë në Zotin, e fëmija shërohet:
***
”Jezusi kërkon nga ne t’i besojmë pa kushte mëshirës së tij. Garancia jonë e vetme është dashuria e Atit e dhembshuria e Jezusit”.
***
‘O brezni e pabesim’ – ankohet Jezusi, duke iu drejtuar nxënësve të vet, të cilëve u shpjegon se e keqja mundet vetëm përmes lutjes e se feja e vërtetë e shpëton njeriun nga çdo tundim. Edhe i verbëri shërohet përmes fesë: dëshira e tij më e thellë është të shohë Jezusin, gjë që përbën një mësim tepër aktual:
***
“Feja nuk është vetëm e sidomos informacion, feja është dhurim i vetvetes, është bashkim i plotë me Jezusin”- tha në përfundim predikatari i ushtrimeve shpirtërore në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.