2006-03-08 18:23:01

Kardinali Cé në ushtrimet shpirtërore në Vatikan: barka e Kishës udhëhiqet nga Krishti edhe në krizat e historisë


Edhe në vështirësitë e kumtimit ungjillor e në orën e provës, barka e Kishës udhëhiqet gjithnjë nga Krishti i Ngjallur - këtë theksoi kardinali Marco Cé në ditën e tretë të ushtrimeve shpirtërore në Vatikan.

 
Vështirësitë që ndeshen gjatë predikimit të Ungjillit dhe guximi i fesë në Zotin, edhe ndër provat që duhet të kapërcejnë Kisha e ata që i shërbejnë, ishin temat kryesore të meditimeve të sotme që u mbajtën para Papës dhe Kuries Romake në Vatikan. Duke shpjeguar nevojën e ungjillëzimit të ri, në situatën e krizës së sotme, kardinali Cé theksoi se Kisha është e thirrur ta bëjë këtë ugjillëzim:***“Ftesa për të ndërmarrë me besim e guxim impenjimin për ungjillëzimin e ri, mbështetet tek besimi në forcën e fjalës së Zotit. Shërbimi ynë meshtarak – vijoi kardinali – në të sotmen tonë, është gjesti i Krishtit që del të hedhë farën e Fjalës së Zotit. Deri dështimet janë pjesëmarrje në mundimin e Tij e në besnikërinë e Tij ndaj Atit, edhe atëherë kur nuk arrihet suksesi, me sigurinë se Fjala e Zotit ka një pushtet i cili i tejkalon forcat tona; prandaj fara mbin vetvetiu, rritet e jep fryt. Të mos turbullohemi, pra, nga nisma jonë e vogël. Forca që mposht humnerën ndërmjet veprimtarisë sonë e efektshmërisë së mbinatyrshme të shërbimit tonë meshtarak, vjen nga Zoti!***Këtë theksoi kardinali Cé, i cili në vijim shtoi:***“Të kujtojmë se në shërbimin tonë ka kuptim edhe kryqi i lodhjes, edhe mundi fizik i shërbëtorit të Ungjillit, i cili shpesh herë nuk njeh orare. Ka kuptimin e vet edhe dështimi. Virgjëra Mari ishte e bindur për vogëlsinë e saj. Ishte thjeshtë shërbëtorja e Zotit, por Ai që është i gjithëpushtetshëm u shërbye pikërisht prej saj prej heshtjes së saj, prej lutjes së saj, për të bërë gjërat më të mëdha në historinë e njerëzve”.***







All the contents on this site are copyrighted ©.