2006-03-08 18:23:53

8 mars: Selia e Shenjtë në OKB: Progres i gruas është progres për të gjithë


Sot, 8 mars, u kremtua Dita Ndërkombëtare e grave.
‘Progresi i gruas është progres për të gjithë”, theksoi këto ditë në Pallatin e Qelqit në Nju Jork Marilin Ann Marton, përfaqësuese e delegacionit të Vatikanit pranë Kombeve të Bashkuara. Procesi i madh i çlirimit të grave – tha përfaqësuesja e Vatikanit – ka qenë i gjatë e i ndërlikuar e, shpesh herë, edhe me gabime; megjithatë, në përgjithësi, pozitiv, ndonëse nuk ka përfunduar akoma e të gjithë njerëzit vullnetmirë përpiqen që grave t’u njihet dinjiteti i tyre i veçantë, të pranohen, të respektohen e të vlerësohen”
Ndërsa Sekretari i Përgjithëm i OKB-së, Kofi Annan nënvizoi se është e nevojshme që gratë të jenë të pranishme në proceset ku merren vendime për ardhmërinë në të gjitha fushat e jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.