Kisha Shqiptare: Kisha e re kushtuar Martirëve të Shenjtë Shqiptarë: Shën Astit, ipeshkëvi
i Durrësit e Shën Donatit, diakoni i Vlorës me shokë martirë,
(6 mars 2006 R.V.) në Blinisht të dioqezës së Sapës. Shugurimin e Kishës së re e bëri
Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Ceshtjen e Shenjtorëve, hirësija e tij kardinali
Saraiva Martins. Mbi këtë dhe takimin e të rinjëve me kard. Martins në Katedraljen
e re të Sapës, të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit… 4.46” Nga veriu kalojmë
në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut. Mbi kohën e Kreshmëve, udhë
e vërtetë kthimi shpirtëror në përgatitje të Pashkëve, për çka ipeshkvi i atyshëm
imzot Hil Kabashi u ka drejtuar Letrën baritore besimtarëve dhe klerit. Po më tepër
nga Elbasani na informon Mariza Stratti……1.30”