2006-03-03 18:37:03

Ja argumentet kryesore të 3 marsit: Festë e madhe sot në Radio Vatikan për vizitën e Papës:


RealAudioMP3 Benedikti XVI foli në mikrofon të emitentes drejtëpërsëdrejti: Radio Vatikani – tha – është zë në shërbim të së vërtetës së Krishtit, në shërbim të paqes e të pajtimit në botë.

Rrëfimi i emocioneve të kolegëve tanë kinezë, polakë e indianë. Në takim me redaksinë shqipe, Papa Racinger tha se do të arrijë shenjtërimi i të Lumës Nënë Terezës.

Jemi në Kohën kishtare të Kreshmëve: për Papën kjo kohë është udhëtim i kthimit dhe ripërtrimjes drejt gëzimit të Pashkëve.

Nga ngjarjet ndërkombëtare, veçojmë se në Vjenë dështuan negociatat e BE me Iranin. Takimi ndërmjet "treshes" evropiane dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit përfundoi pa arritur ndonjë marrëveshje.

Më Irak edhe sot kanë ndodhur vrasje të reja. Nga një sulmë me armë zjarri në pjesën lindore të Baghdadit, kanë vdekur së paku 18 vetë.

Një delagacion i Hamasit në Moskë ka deklaruar se lëvizja eksremiste palestineze nuk do ta njoh Izraelin.

Sipas një raporti të Zyrës së Departamentit amerikan të Shtetit mbi tregtinë kriminale të drogës në shkallë botërore , mes vendeve të tjera të botës, Shqiperia mbetet një vend i rëndesishem për pastrimin e parave të pista që përdoret nga grupe të krimit të organizuar si pikë tranziti për heroinë nga Azia Qendrore për në Evropën perëndimore.


Raporti pohon se qeveria e Shqipërisë po përballet me elementë kriminalë në mënyrë më agresive, por përpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve dhe shkalla e lartë e korrupsionit. Qeveria e re e Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut me qenie njerëzore dhe atij të drogës është përparësia e saj kryesore.

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, thanë sot se në Kosovë nuk do të ketë krizë qeveritare për shkak të ndryshimeve në institucionet më të larta të vendit. Procesi i tanishëm politik nuk është krizë qeveritare, por një proces normal që ndodh në çdo vend demokratik, tha Presidenti Sejdiu.

Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij ka dorë në shkarkimin e kryeparlamentarit Nexhat Dacit dhe që zyra e tij të jetë e përfshirë në ndryshimin e fundit në kreun e Qeverisë së Kosovës.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, gjenerallejtënant Agim Çeku i ka filluar konsultimet me partitë politike që përbëjnë koalicionin qeveritar duke u shprehur optimist se deri në fillim të javës së ardhshme do ta kompletojë kabinetin qeveritar.

E tani dëgjues të nderuar, po i kthehemi takimit të sotëm të familjes së Radio Vatikanit me Papën Benediktin e XVI, I cili me stjerash pohoi se “Radio Vatikani është instrument i Kishës për “të dialoguar mes feve e kulturave të ndryshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.