2006-03-01 20:10:18

Shoqërore-politike 1 mars


RealAudioMP3 Në Irak vijon dhuna e nxitur nga shkatërrimi i xhamisë së Samarës javën e kaluar. Sot mbetën të vrarë 26 persona në dy atentate të ndryshme me kamikaze kundër një postoblloku të policisë dhe një stacioni autobusash në Bagdad. Po në kryeqytetin e vendit rinisi gjyqi ndaj Sadam Hyseinit. Dje prokurori paraqiti një dokument që provon fajësinë e Sadamit në vrasjen e 143 shiitëve në fshatin e Dyxhailit në vitin 1982.


Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush gjatë një ndalimi të paparashikuar në Afganistan në vizitën e tij në Azi, deklaroi se Bin Laden do të kapet dhe do t’i dorëzohet drejtësisë: “Nuk pyes veten nëse do të arrestohet apo jo Bin Ladeni. Pyes vetëm se kur do të kapet”. Në takimin me presidentin Hamit Karzai, duke përmendur Iranin, Xhorxh Bush tha se ky vend nuk duhet të shtjerë në dorë bombën bërthamore.


Ish-presidenti francez Valeri Zhiskard d’Estëng ftoi britanikët dhe francezët të paraqesin rishtas procesion e ratifikimit të Kushtetuës Evropiane. “Mbarëvajtja e kushtetutës — tha Zhiskard në një fjalim të djeshëm që mbajti në Londër — u pengua kryesisht nga rrëzimi i saj në Francë dhe Hollandë si edhe nga rritja e mosbesimit të anglezëve në BE-ian.”


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dha dorëheqjen. Ky hap i ishte kërkuar nga partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me qëllim që koalicioni qeverisës të mos rrezikojë të humbasë shumicën në parlament. Në vend të tij pritet të miratohet si kryeministër Gjeneral-Lejtnant Agim Çeku, aktualisht komandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. Gjithashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kërkoi Kryetarit të Kuvendit Nexhat Daci të japë dorëheqjen dhe në këtë post të vijë Kolë Berisha, i po kësaj partie.







All the contents on this site are copyrighted ©.