2006-03-01 19:59:50

Papa Benedikti XVI dënon diskriminimet racore nëpër stadiume të sportit dhe i kërkoi botës së futbollit të promovojnë edukimin në vlera të vërteta si “respekti e dialogu".


Kështu shkruan Papa në mesazhin e tij dërguar përmes kardinalit Angelo Sodano, ipeshkvit ndihmës të Firencës izmot Claudio Magnago me rastin e ndeshjes së sotme miqësore të futbollit ndërmjet Italisë e Gjeramanisë në këtë qytet. Papa Ratcinger përshëndeti autoritetët, organizatorët, drejtuesit dhe atletët e të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen e futbollit ndërmjet Italisë e Gjermanisë në Firence. Ati i Shenjtë pastaj “shprehi vlerësimin për nismat që janë ndërmarrë kundër diskriminimit racor, promovuar për përforcimin e rëndësishëm të funksionit edukues të sportit në shërbim të solidaritetit e të paqes”. Shenjtëria e Tij Benedikti XVI – vijon teksti – inkurajon përpjekjet e përbashkëta që vihen në mbështetje të qytetërimit të dashurisë përmes dialogut e respektit reciprok në çdo fushë të shoqërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.