2006-03-01 20:07:13

Argumentet kryesore të 1 marsit


RealAudioMP3 Papa i thërret të krishterët në kohën e Kreshmeve ta dëshmojnë të vërtetën e Ungjillit dhe solidaritetin ndaj më të varfërve e ta luftojnë të keqën me lutje, agjërim e pendesë.

Papa Ratcinger kryesoi ritet liturgjike të Kreshmëve të së Mërkurës së Përhime në Aventin të Romës dhe i ftoj besimtarët të ndërmarrin udhën pendestare për t’u nisur shpirtërisht drejt Kalvarit, duke medituar misteret qendërore të fesë.

Benedikti XVI dënon diskriminimet racore nëpër stadiume të sportit dhe i kërkoi botës së futbollit të promovojnë edukimin në vlera të vërteta si “respekti e dialogu”. Kështu shkruan Papa me rastin e ndeshjes së sotme miqësore të futbollit ndërmjet Italisë e Gjeramanisë në këtë qytet.

Kreshmët në kryedioqezën e Tivarit në Mal të Zi në shenjë pendese, agjërimi e lutjeje për t’u përgatitur për Pashkë të Ngjalljes së Krishtit.

Ndryshime politike në Kosovë: LDK-ja ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ndërsa AAK-ja ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Bajram Kosumi

Presidenti amerikan Bush në Indi pas vizitës së shkurtër në Kabul ku pohoi se Bin Ladeni do të nxirret para drejtësisë.

Përsëri të vdekur në Irak. Të paktën 23 vetë u vranë e 48 u plagosën në tri shpërthime sot në Bagdad. Saddam Hyseini pranoi para gjykatës se ka urdhëruar vrasjen e 148 shiitëve të Dujailit në vitin 1982







All the contents on this site are copyrighted ©.