2006-02-28 19:49:55

Ndërsa duke shfletuar kalendarin historik, me 28 shkurt përkujtojmë ideologun e Rilindjes Kombëtare, poetin Jeronim de Rada në përvjetorin e vdekjes.


Kur flasim për etërit e kombit shqiptar nuk ka sesi të mos bjerë në sy fakti se shumë nga frymëzuesit e një Shqipërie të pavarur ishin poetë me shpirt si Naimi, Pashko Vasa, Fishta e të tjerë. Vend të dukshëm mes tyre zë Jeronim de Rada, arbëreshi i Makies së Kalabrisë. Vizioni që ai si poet kishte për një Shqipëri të lirë e të pavarur, u shndërrua në një realitet politik e De Rada vetë në ideologun e parë të Rilindjes Kombtare, duke iu imponuar të gjitha planeve të politikanëve ballkanikë. Ky qe triumfi i shpirtit të dlirë të poetit mbi amullinë që kishte lënë pas pushtuesi osman por edhe mbi kllapitë e shteteve ballkanike që ëndërronin të zgjeroheshin në truallin e stërgjyshërve të shqiptarëve.
De Rada vdiq me 28 shkurt 1903 dhe nuk e pa pavarësinë e Shqipërisë. Sot Shqipëria ekziston por shqiptarëve për të qenë të lumtur u nevojitet prap të ëndërrojnë bukur e guximshëm si De Rada.








All the contents on this site are copyrighted ©.