2006-02-28 17:49:59

Benedikti XVI –Konferencës për mikrokredinë: varfëria mundet me kulturën e solidaritetit


“Një impenjim i ri për promovimin e kulturës dhe të solidaritetit, frymëzuar nga vlerat ungjillore”- ky është urimi dhe inkurajimi që Benedikti XVI, përmes një telegrami nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Angelo Sodano, u dërgoi pjesëmarrësve në Konferencën ndërkombëtare me temë ‘ Mikrokredia dhe lufta kundër varfërisë”, organizuar nga Këshilli Papnor i Drejtësisë e Paqes, që përfundoi sot.
Në vërejtjet përfundimtare, krytari i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, kardinali Martino, duke e quajtur konferencën “ një përvojë frymëzuese, të pasur me sfida dhe nxitje të dobishme”, nënvizoi se kredia e vogël duhet konceptuar si mjet financiar e duhet të funksionojë për t’i radhitur të varfërit në proceset e mundshme të zhvillimit, të cilat karakterizohen nga kultura e pjesëmarrjes dhe përvoja solidare e protagonizmit të vetë të varfërve për t’i dhënë përgjigje problemeve të tyre.
Kardinali vuri theksin edhe mbi rrezikun, i cili nuk është as i largët as irreal, që mikrokredia të konsiderohet nga disa si mundësi për t’i zgjeruar tregjet e tyre financiare, të udhëhequr vetëm nga ideja e fitimit sa më të madh.
Katolikët duhet të jenë vijë të parë të kësaj “fantazie të bamirësisë” shoqërore, ekonomiko-finaciare e politike që, siç dëshmuan diskutimet e sotme, ka arritur disa rezultate të kënaqshme nga ana e grupeve kishtare që veprojnë në këtë sektor, me pjesëmarrjen edhe të personaliteteve afrikane, aziatike, amerikane dhe evropiane. E gjithë kjo veprimtari synon të reduktojë varfërinë në botë.







All the contents on this site are copyrighted ©.