2006-02-27 17:38:20

“Zoti do t’i kërkojë llogari atij që derdhë gjakun e vëllait në emër të vet”. Me këto fjalë Papa Benedikti XVI-të


në Lutjen e Engjëllit të Tenzot dënoi me forcë aktet e dhunshme që po bëhen në emër të fesë, në mënyrë të posaçame në Irak dhee Nigeri dhe iu lut Zotit për paqen në botë.Besimtarët ta përballojnë kohën e Kreshmëve me shpirtin e ri të atij, që ka gjetur në Jezusin kuptimin e jetës: kështu u shpreh Benedikti XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot të së dielës, i ndjekur nga mijëra besimtarë, që e kishin mbushur përplot Sheshin e Shën Pjetrit. Por Papa bëri edhe një thirrje të fuqishme për pajtim e paqe, posaçërisht në Irak e në Nigeri, duke pohuar se emri i Zotit nuk duhet përdorur kurrë për të përligjur dhunën.
Kurrë më luftëra në emër të Zotit: në të dielën që i paraprin të Mërkurës së Përhime, fillimit të periudhës kreshmore, Benedikti XVI u lut për paqen në botë. Papa kujtoi aktet e dhunës në Irak dhe sulmet kundër xhamive. Veprime këto – pohoi që mbjellin vdekjen, ushqejnë urrejtjen dhe e pengojnë fuqimisht veprimtarinë, edhe kështu tepër të vështirë, të rindërtimit të vendit. Më pas mendimi i Atit të Shenjtë shkoi në Nigerinë e tronditur rëndë nga ndeshjet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, që kanë shkaktuar shumë viktima dhe kanë shkatërruar disa kisha e xhami. Prandaj Papa ripohoi me forcë se feja nuk duhet përdorur kurrë si mjet për të përligjur dhunën:
“Frytet e besimit në Zotin nuk janë antagonizmat shkatrrimtare, por fryma e vëllazërisë dhe e bashkëpunimit për të mirën e përbashkët. Zoti, Krijues e Atë i të gjithëve, ka për t’u kërkuar edhe më rreptë llogari atyre që derdhin, në emër të tij, gjakun e vëllaut”.
Papa, si dënoi ashpër çdo dhunim të vendeve të kultit, ia besoi Zotit të vdekurit e njerëzit që qajnë për humbjen e të afërmve. I ftoi, më pas, të gjithë të luten më shumë e të bëjnë më shumë pendesë në Kohën e Kreshmëve, që Zoti ta largojë kërcënimin e konflikteve. Pikërisht kuptimit që ka Koha e Kreshmëve për të krishterët, Papa i kushtoi pjesën kryesore të reflektimeve të tij para lutjes së Engjëllit të Tënzot. Duke marrë shtytje nga fragmenti i djeshëm i Ungjillit mbi temën e agjërimit, nënvizoi se Kreshmët na sjellin ndër mend mundimet e Krishtit. U kujtoi kështu besimtarëve shpirtin me të cilin duhet ta jetojnë këtë kohë të fortë, që na përgatitë për Pashkët e Ngjalljes.
“Koha e Kreshmëve nuk duhet përballuar me shpirt “të vjetër”, si të ishte një barrë e rëndë dhe e bezdisshme, por me shpirtin e ri të atij që ka gjetur në Jezusin e në misterin e tij, kuptimin e jetës dhe vëren se tashmë gjithçka duhet t’i besohet Atij”.
***
Kështu bëri edhe Shën Pali Apostull, i cili pohonte se kishte lënë gjithçka pas shpine, për të njohur Krishtin. Së fundi, lidhur me udhën e Kreshmëve, Papa u lut që “të na prijë e të na mësojë Virgjëra Mari e cila, kur Jezusi drejtohej vendosmërisht nga Jeruzalemi për të pësuar mundimet, e ndoqi pas me besim të plotë”
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa përshëndeti në mënyrë të posaçme bashkësinë rinore të Seminarit ipeshkvnor të Trevizos, në Itali. “Duke ndjekur shembullin e Shën Piut X, që ishte ati shpirtëror i Seminarit –u tha Papa – ju inkurajoj ta dhuroni me gëzim jetën tuaj për Jezusin e për vëllezërit







All the contents on this site are copyrighted ©.