2006-02-27 17:41:39

Dashuria bashkë me fenë do të mbizotërojnë mbi mosmarrëveshjen e botës. T’i ripohojmë së bashku vlerat kristiane në Evropë.


Janë të shumta shenjat ngushëlluese në marrëdhëniet ndërmjet Kishës katolike dhe Kishës Ortodokse: kështu u shpreh Benedikti XVI në audiencën me Kolegjin teologjik të Apostolici Diakonia.“Dashuria e krishterë, e bashkuar me fenë do të dijë të fitojë mbi mospërkimet e botës” – këtë shpresë Papa Benedikti XVI e theksoi në fjalën drejtuar studentëve dhe profesorëve të Kolegjit teologjik Apostoliki Diakonia të Kishës Ortodokse të Greke.
“Feja, shpresa e dashuria - në jetën e krishterë shkojnë krah për krah” ripohoi Benedikti XVI duke iu drejtuar arkimandritëve, priftërinjve dhe seminaristëve si dhe të gjithë pjesëmarrësve të Kolegjit greko-ortodoks, që ndodhen në Romë për një vizitë studimi, të shoqëruar nga Peshkopi i Fanarionit, Agathanghelos, duke uruar që të gjindet konkretisht rruga për t’i kapërcyer ndarjet përmes konvertimit personal e komunitar e po kështu edhe përmes ushtrimit për ta dëgjuar tjetrin dhe lutjes për bashkim.
Në se në fillim të mijëvjeçarit të dytë ngadhënjyen forcat e së keqes ndërmjet të krishterëve të Lindjes e të Perëndimit, Papa vuri në dukje shenja të shumta ngushëlluese që janë dukur gjatë 40-vjetëve të fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kishës katolike e Kishës ortodokse të Greqisë, kurorëzuar nga takimi i Gjon Palit II me Patrikun Kristodulos, Kryepeshkop i Athinës dhe i mbarë Greqisë, në maj të vitit 2001, pasuar edhe nga disa veprimtari bashkëpunimi dhe nisma të dobishme për t’u njohur nga afër e për të favorizuar përgatitjen e të rinjve, siç janë shkëmbimet e vizitave, bursat e studimit dhe bashkëpunime në fushën e botimeve. E, ndërmjet këtyre nismave, Papa kujtoi projektet e formimit që po vënë në jetë Kolegji Apostoliki Diakonia dhe Komiteti Katolik për bashkëpunim kulturor me Kishat ortodokse, nën kujdesin e Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve. Jam i sigurtë – deklaroi Benedikti XVI – se dashuria e anasjelltë do të dijë të na hapë rrugë të reja.
Së fundi, një përshëndetje të posaçme për patrikun Kristodulus: “Zoti – vërejti Benedikti XVI – do të na tregojë mënyrët e kohët për ta përsëritur takimin tonë në atmosferën e gëzueshme të vëllazërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.