2006-02-25 16:37:52

Rubrika “Shenjtorët e Javës” së ardhshme


RealAudioMP3 Sot, 26 shkurt e Diela VIII e Kohës gjatë vitit kishtar, Kisha katolike përkujtoi Shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës.
***
Nesër, e hënë, do të kremtojë Shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, klerik pasionist, që na fton, në përkim me Ungjillin e ditës, të mos mjaftohemi me zbatimin e urdhërimeve të Zotit, por t’ia dhurojmë Atij gjithë vetveten.
***
Të martën do të përkujtohet Shën Hilari, papë dhe Shën Romani, abat, që na kujtojnë se ata që do ta ndjekin me besnikëri Krishtin, do të kenë një shpërblim të shumfishtë.
***
E mërkurja e ardhshme është e Mërkurja e Përhime. Me të fillon Koha kishtare e Kreshmëve, kohë pendese e agjërimi, që na përgatit shpirtërisht për Pashkët e Ngjalljes. Në gjithë botën katolike lartohet drejt qiellit lutja: “Falna, o Zot, se kemi mëkatuar!”
Përkujtohen edhe Shën Feliçi III papë e Shën Albini, ipeshkëv i Anzherit.
***
Të enjten do të kremtohet Shën Angjela e Kryqit, virgjër, jeta dhe vdekja e së cilës na kujtojnë se është vërtetë i lum vetëm ai që shpreson në Zotin.
***
Të premten e ardhshme Kisha katolike do të kremtojë Shën Kunegondën, bashkëshorte e Shën Enrikut, perandor. Shenjtja na fton të ndjekim gjurmët e saj, që na mësojnë se ditët e agjërimit janë shenjë e pritjes së Zotit, ditë të cilat Kisha ia kushton përgatitjes për të fituar shëlbimin, që vjen nga Krishti i vdekur e i ngjallur.
***
Të shtunën do të kremtohet Shën Kazimiri, Pajtor i Lituanisë, që na kujton se Jezusi ka ardhur mes nesh si mjek i shpirtit e i trupit për t’i thirrur mëkatarët në rrugën e pendesës, sepse mëkati është sëmundje që duhet shëruar.







All the contents on this site are copyrighted ©.