2006-02-25 16:31:42

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 8-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë “B"


RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 8-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë.
Leximet biblike të kësaj së diele janë nga: Ozea profet 2,16.17.21-21; Psalmi 103 (102); Letra e dytë e Shën Palit drejtuar Korintasve 3,1-6; Ungjilli nga Marku 2,18-22.
Ungjilli i Markut herë pas herët, pra pjesë pjesë shpallos tiparet mahnitëse të Jezusi që dëftohet gjithnjë më tepër me vetitë hyjnore, në vepra e në fjalë.
Në pjesën ungjillore të kësaj së diele, Jezusi shpallet si Dhëndër, ardhur në mesin tonë për të realizuar festën dasëmore aq shumë të ëndërruar nga Zoti me popullin e vet, për të cilën profeti pati folur gjatë për shumë kohë: “Do të të bëj nuse time të përhershme, do të bëj nuse time në drejtësi e në të drejtë, në dhembshuri e në dashuri, do të të fejoj në besnikëri e ti do ta njohësh Zotin” ( Leximi parë Ozea 2,16.17.21-22).
Leximi i parë i kësaj së diele fletë për këtë dashuri “marrë ”të Zotit dhe përshkruan përdëllimin e tij, ashtu sikur e ka njohur populli i Izraelit në historinë e vet. Profeti Ozea fletë dhe fletë për Zotin në një mënyrë aboslutisht të guximshme. E paraqet Zotin porsi një dhëndër i cili në të gjitha mënyrat orvatet ta rifitojë dashurinë e nusës së vet, duke i premtuar gjëra joshe: dhëndësri është Zoti e nusja është mbarë njerëzimi.
Kështu Zoti dëftohet si Dhëndër palodhshmërisht i dashuruar e besnik ndaj popullit të vet, Izraelit. Intuita e profetit ka parapërgatitur kumtimin e Krishtit.
Krishti ka ardhë për të na thënë se Zoti është dashuri : këtë e ka thënë publikisht, haptazi, duke i hequr velin misterit. Ky lajm i mirë është zemra e krishterimit, është e vërteta e parë nga e cila burojnë e rrjedhin si rreze, të gjitha të vërtetat tjera.
E kur ky lajm i mirë deperton në zemër të ndokujt, atëherë jeta shndërrohet në festë; besimtari bëhët person i pushtuar nga një gëzim kaq i madh, që kurrfarë sprove apo persekutimi nuk mund ta komprometojë. Kështu dëshmimi i gëzimit bëhët detyrë për të krishtërin. Madje, gëzimi është vërtetim i sinqeritetit të fesë sonë e gati një kriter masë e gatishmërisë sonë ndaj Krishtit. I krishtëri është person i ftuar në dasmën e Zotit: i krishtëri e ka parajsën në zemër dhe në fe, e ndjen melodinë e festës që Zoti ka përgatitur në qiellë.
Jezusi e paraqet veten si dhëndër, duke u shërbyer kështu me imazhin, me shembullin që në Besëlidhje të Vjetër i referohej Zotit.
Thirrja që Jezusi na drejton ne është e fortë: të bëhemi pjesë të miqëve të Dhëndërit, të marrin pjesë në gëzimin e pranisë së tij. Eukaristia, sakramenti i besëlidhjes, është kremtim përmes të cilit Zoti na përtërijnë me fejesë të re në Krishtin Jezus. Duke jetuar gëzimin e dasmës, me tërë Kishën, ne orijentohemi drejt festës së pafund, drejt ditës së shpresës së plotë, lumturisë së përjetshme. Atëherë çdo Eukaristi do të jetë Pashkë. Ky ushqim shpirtëror, që është Eukaristia, është ushqim për ditët kur e ndjejmë mungesën e Zotit.
Të jetosh dmth të dashurosh. Zoti jeton sepse dashuron. E ti, unë jetojmë sepse jemi në bashkim me Zotin që na ngazëllon zemrën, me Zotin që e bën të hareshme jetën. Unë jetoj sepse dashuroj e sepse jam i dashur prej tjerëve. Koncepti martësor i ekzistencës thotë se të jetosh dmth. Të shijosh bashkimin, njësimin e jetës. Risia e madhe që ka hyrë në histori është dhëndëri.
Krishti kumton ( lajmëron) një botë të re, sipas planit të Zotit, një plan të mrekullueshëm, kaq të bukur sa për t’u dukur i pamundshëm, aq të padëgjueshëm sa që nuk mund të imaxhinohet me inteligjencën tonë.
Krishti, Fjala e Zotit, bëhët shpallje e besëlidhjes së re të vendosur me popullin e vet, një besëlidhje që bartë në vete filizat e jetës së përjetshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.