2006-02-24 19:50:45

Argumentet kryesore të 24 shkurtit: këtu mund të ndiqni krejt emisionin.


RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI priti në audiencë Presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiun, me të cilin foli mbi praninë e Kishës në Shqipëri dhe figurën e Nënë Terezes.


“Të jeni ndërtues urash dhe veprimtarë paqeje:” Kështu u tha Papa Benedikti XVI ipeshkvijve katolikë të Bosnjes dhe Hercegovinës me rastin e vizitës së tyre ad limina në Vatikan.


Rrënjët e krishtera të Evropës: mbi kontributin e mendimit të krishterë për të drejtat e njeriut, flet Imzot Bruno Forte.


Kisha Katolike në Shqipëri orvatet për përhapjen e mirëkuptimit dhe të faljes për të çrrënjosur hakmarrjen.


Nga ngjarjet ndërkombëtare veçojmë: vazhdimin e dhunës së përgjakshme në Irak, ku mbi 130 humbën jetën në ndeshjet mes shiitëve dhe sunitëve. Talabani nxit formimin e qeverisë për të garantuar sigurinë në vend.


Në Filipine u dekretua gjendja e jashtëzakonshme dhe u arrestuan disa oficerë të lartë pas dështimit të grusht-shtetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.