2006-02-20 20:25:22

Kalendari i 20 shkurtit:


RealAudioMP3 më 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.
Më pas Klodoveu u kthye në fenë e krishterë, në sajë të përpjekjes të së shoqes, mbretëreshës katolike Klotilde, që nderohet si shenjte, të ipeshkvit të Reims-it, Shën Remigjos dhe sidomos të Shën Eleuterit.
Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masavisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë.
Shën Eleuteri,dishepul i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve e qe vra prej Arianëve.Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme.
Po përmendim se Eleuterio u quajt edhe një papë shenjt, që drejtoi Kishën nga viti 175 deri në 189 e që kremtohet më 26 maj

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 20 shkurt përkujtojmë 15 vjetorin e rrënimit të përmendores së diktatorit Enver Hoxhës në Tiranë, që shënoi mbarimin e regjimit diktatorial komunist ateist në Shqipëri.
Data 20 shkurt 1991 për Shqipërinë do të mbetët ndër datat më domëthënëse të historisë së vet të mundimshme. Atë ditë, pas një demonstrate masive të studentëve, të mbështetur fuqishëm nga populli, u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi e shkretoi vendin e vet me një brutalitet e pashpirtësi të paparë ndonjëherë, pasojat negative të të cilin ende sot rëndojnë.
Shkruan Solzenicyn: “Një regjim që emrin e Zotit e shkruan me germë të vogël e KGB apo SIGURIMI me germa të mëdha, nuk meriton të respektohet prej njerëzve”. Po, nuk mund e kurrë nuk duhet harruar krimet, terrorin, përndjekjet, viktimat, gjakun e pafajshëm, për të mos lejuar të përsëritet një e keqe kaq e tmerrshme, siç qe regjimi komunist.







All the contents on this site are copyrighted ©.