2006-02-17 19:59:44

“Përballë relativizmit individualist, katolikët janë të thirrur të zhvillojnë dialogun me kulturën, që është e mbyllur ndaj Zotit, që të hapet kundrejt vlerave transhendentale”. Kështu tha Papa Benedikti XVI gjatë audiencën me Kolegjin e Shkrimtarëve të revistës “Civiltà Cattolica”, më 17 shkurt në Vatikan.


ë përhapet e vërteta e fesë së krishterë në debatin kulturor bashkëkohor. “Kështu iu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI Etërve Jezuitë që bëjnë pjesë në Kolegjin e Shkrimtarëve të “Civiltà Cattolica”-s të pritur më 17 shkurt paradite në audiencë në Sallën e Papëve. Në fillim të takimit, Eprori i Përgjithshëm i Etërve Jezuitë Atë Hans Kolvenbach Fjala përshëndeti Papën duke e falenderuar për mbështetje dhe besimin që ushqen ndaj Jezuitëve. Takimi me shkrimtarët e revistës së themeluar 155 vjet më parë nga Atë Carlo Maria Curci i tha mundësi Papës për të ripohuar rreziqet që fsheh një kulturë individualiste që nuk i hapet Zotit.

Për të qenë besnike në detyrën dhe misionin e saj “Civiltà Cattolica” duhet të ripërtërihet vazhdimisht “duke lexuar drejt shenjat e kohëve”. Kjo ishte thirrja që Benedikti XVI i drejtoi Kolegjit të Shkrimtarëve, të kësaj reviste historike aq fort të mbështetur nga Papa Piu XI, për të cilën shprehu vlerësim, duke njohur dobinë për të mirën e Kishës dhe besnikërinë e vazhdueshme ndaj udhëzimeve të Magjisterit. Nga ana tjetër Papa nënvizoi se nuk mund të përjashtohemi nga “kërkimi i mënyrave të reja të përqasjes me situatën historike” në të cilën jetojmë për të paraqitur në forma të frytshme Ungjillin e Shpëtimit. Impenjim ky edhe më urgjent përballë shfaqjeve relativiste që karakterizojnë shoqërinë e tashme:

“Sot po afirmohet gjithnjë e më tepër një kulturë që karakterizohet nga relativizmi individualist dhe nga shentizmi pozitivist; një kulturë, pra që ka prirje t’ia mbyllë derën Zotit dhe ligjit të tij moral, edhe pse jo gjithmonë paragjykon dhe është kundër krishtërimit. Prandaj është e madhe përpjekja që katolikët janë të thirrur të bëjnë për të zhvilluar dialogun me kulturën e tashme, që kjo t’i hapet vlerave të përjetshme të Transhendencës”.

Në këtë përpjekje besimtari përdor mjetet që i jep feja dhe arsyeja: mjete këto në shikim të parë pak të përshtatshme, por që bëhen efikase nga fuqija e Zotit, i cili nuk përshkon rrugën e fuqisë dhe të suksesit”. Nga ana tjetër shtoi Papa nuk duhet harruar se “sot në botë ka edhe shumë shenja shprese, fryt i veprimit të Shpirtit Shenjt mbi historinë”. Dhe këtu Benedikti XVI citoi “ndjeshmërinë e re ndaj vlerave fetare.”, “vëmendjen e përtërirë që i kushtohet Shkrimit të Shenjtë”, “respekti i të drejtave njerëzore në një masë shumë më të madhe sesa ndodhte në një të kaluar jo fort të largët, vullneti për dialog me fetë e tjera”. Shenja shprese që e kanë burimin te Krishti:

“Në veçanti, besimi në Jezu Krishtin, mund të ndihmojë për të kuptuar domethënien e jetës dhe të aventurës njerëzore, duke u dhunë atyre pika referimi që shpesh mungojnë në një botë kaq frenetike dhe të çorientuar”.

Pastaj Papa nuk harroi të tregojë edhe se cili është misioni i një reviste kulturore si “Civiltà Cattolica”.

“Të marrë pjesë në debatin kulturor bashkëkohor, qoftë për të propozuar në një mënyrë serioze dhe në të njëjtën kohë të përhapë, të vërtetat e besimit të krishterë në një mënyrë të qartë dhe njëherazi besnike ndaj Magjisterit të Kishës, qoftë për të mbrojtur pa shpirt polemike të vërtetën, ngandonjëherë të shtrembëruar edhe përmes akuzave pa baza ndaj bashkësisë kishtare”.

Në mbyllje Ati i Shenjtë tha se fari që duhet ta udhëheqë revistën “Civiltà Cattolica” në rrugën e saj është Koncili i Dytë i Vatikanit.

E drejtuar nga Jezuitët, që prej një shekulli e gjysmë në shërbim të Kishës, revista ‘Civiltà Cattolica’ paraqet një instrument të veçantë për cilësinë e kontributit dhe lidhjen e saj me Selinë e Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.