2006-02-17 19:59:24

Argumentet kryesore të 17 shkurtit: këtu mund të ndiqni krejt emisionin


RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI në një telegram shpreh ngushllimet për viktimat që humbën jetën në rrëshqitjen e tokës në Filipine.


“Të ripërtëriheni duke lexuar drejt shenjat e kohëve”. Me këto fjalë Ati i Shenjtë iu drejtua Kolegjit të Shkrimtarëve që drejton redaksinë e revistës “Civiltà Cattolica”.


Ministri i jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos vizitoi në Vatikan Kardinal Angelo Sodano-n, Sekretar të Shtetit të Vatikanit.


Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreh optimizëm për një zgjidhje paqësore të çështjes bërthamore iraniane përmes rrugës diplomatike. “Jam optimiste se mund të zgjiidhim konfliktin në rrugë paqësore” tha kancelarja gjermane në Berlin pas takimit me kryeministrin britanik Blair.


Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë FAO bëri thirrje për mbledhjen e 18 milionë dollarëve për t’i bërë ballë emergjencës ushqimore në të cilën gjenden popullsisë e juglindjes së Etiopisë.


Si rrjedhojë e përmirësimit të sigurisë së ushqimit në Shqipëri, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, lajmëroi sot zyrtarisht se do të mbyllë zyrën e vet në Tiranë me datë 28 shkurt, pas afro dhjetë vjetësh shërbimi. “Largohemi nga ky vend duke qenë të sigurtë se do të ndihmojmë persona të tjerë më nevojtarë” tha drejtori i kësaj zyre Amir Abdulla.


Me gjithë mospajtimet më në fund u miratua përbërja e grupit negociator të Kosovës që do të shkojë në Vjenë në bisedime me 20 shkurt. Grupi përbëhet nga tetë anëtarë por ende nuk është zgjidhur problemin se cili do të kryesojë grupin.







All the contents on this site are copyrighted ©.