2006-02-16 10:43:48

Në një mesazh për 20-vjetorin e Takimit Kombëtar Kishtar Kuban, Benedikti i XVI përsëritë ftesën e Papës Wojtila: që “Kuba t’i hapet botës dhe bota t’i hapet Kubës”.


Zoti ecë me të gjithë ata që jetojnë në këtë tokë, besimtarë dhe jo besimtarë, të afërt e të largët, me ata që mbjellin e me ata që korrin, sepse të gjtihë janë të grishur në festën e jetës që Ati Hyjnor na dhuron”. Kështu i shkruan Benedikti XVI kardinalit Jaime Lucas Ortega y Alamino, në 20-vjetorin e Takimit Kombëtar Kishtar Kuban që po mbahet në Havanë.
Papa nënvizon se “realiteti njerëzor është plot me ngjarje të cilat jemi të thirrur t’i jetojmë si shpëtimtare, sepse koha dhe historia janë të mbushura nga prania hyjnore tek e cila mbështetemi dhe marrim forcë.
Realiteti, shton Papa është një”rrugëtim shprese dhe shpëtimi, i cili duhet të përshkohet me hap të kujdesshëm dhe dhemshuri, në mënyrë që të zbulojmë tek praktika shenjat dhe sinjalet e Zotit që jeton e që ecën” me njerëzimin. Në këtë kuadër Benedikti XVI kujton apelin e Gjon Palit II gjatë udhëtimit të tij në këtë vend në vitin 1998 që: “Kuba t’i hapet botës dhe bota t’i hapet Kubës”. Bëhet fjalë për një “hapje të zemrës dhe të mendjes pikësëparit ndaj gjërave të Zotit” sikundër ata që jetojnë së bashku janë të hapur në mënyrë të ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit, duke i besuar dhe mirëbesuar shoqishojt, pavarësisht ndryshimeve në mënyrat e të menduarit dhe të besimit; dhe në fund bëhet fjalë që t’i hapet botës së tërë e sfidave të mundësive dhe të vështirësive në të njëjtën kohë”.
Vetëm duke u nisur nga “shikimi i Zotit, një shikim dashurie” — shkruan Papa Ratzinger — mund të arrihet tek e vërteta e çdo personit, të çdo grupi e të gjithë atyre sa jetojnë në të njëjtin vend”. Një ndihmë e madhe në këtë ecje — shton Ati i Shenjtë — na jepet nga “përvoja e lutjes së çdo të krishteri, në heshtjen dhe në përvujtërinë e punës së përditshme, në besnikërinë ndaj fesë që dëshmojmë, në shpalljen e heshtur apo të hapur të Ungjillit”. Pastaj Papa në mesazhin e tij ia beson fatin e popullit kuban dhembshurisë së Zojës së Dashurisë të Kobres, pajtores qiellore të Kubës.







All the contents on this site are copyrighted ©.