2006-02-16 20:43:33

Një pjesëmarrje e madhe në takimin dhe diskutimin mbi Enciklikën e Papës Benediktit të XVI ‘Deus Caritas est’ – ‘Zoti është dashuri’


organizuar në Romë nga shtëpia botuese italiane ‘Paoline’, ku morën pjesë vikari i Papës për Shtetin e Qytetit të Vatikanit, imzot Angelo Comastri dhe regjisorja Liliana Cavani.
Një muaj pas botimit, janë shitur mbi një milion kopje të enciklikës së parë të Papës Ratzinger, ‘Zoti është dashuri’. E gjatë komenteve që bënë dje mbi enciklikën imzot Comastri e regjistorja Cavani, patën një publik jashtëzakonisht të vëmendshëm që bëri shumë pyetje. “Mendoja se dashuria e Zotit për njeriun ishte vetëm agape” rrëfen një person i pranishëm në këtë takim. “Dashuria e Zotit përfshin të gjitha përmasat e jetës” u përgjegj imzot Comastri. E një tjetër pyetje ishte: “ Si mund dashuria të gjejë hapësirë sot edhe në drejtësi e në politikë?”. “Dashuria nuk mund të jetë një përjashtim” pohoi prelati e regjisorja Cavani deshi të shtonte se dashuria është të thellosh çfarë do nga ne Jezu Krishti. E ka edhe prej atyre që e kanë lexuar enciklikën për vete për t’ua shpjeguar fëmijve të vet që nuk besojnë në Zotin, por çka të përgjigjesh kur të kërkohet se pse ekziston e keqja nëse Zoti është dashuri. Temë e vështirë kjo, vërejti Imzot Comastri, bota nuk është më sikur ka dalur nga dora e Zotit në fillim të krijimit e para lirisë së njeriut, Zoti është i pafuqishëm, përkundrazi, pushteti i tij dëftohet në dashurinë për ne që e sjellur deri mbi kryq. Po të dëgjojmë çfarë saktësoj imzot Comastri:
“Mbi të gjitha kjo enciklikë na kujton atë çka është Zoti i krishterë. Pascali thoshte qysh në kohën e tij, ishte viti 1600 – shumë shajnë, blasfemojnë në emër të Zotit, të Zotit të krishterë, sepse nuk e njohin. Mendojnë se Zoti i krishterë është Zoti i madh, i fuqishëm, i gjithëpushtetshëm. Nuk është ky Zoti i krishterë, ky është Zoti i filozofëve. Zoti i krishterë është Zoti në cilin gjithëpushtetësia përkon me dashuri. Zoti është i gjithëpushtetshëm në dashuri e, Papa na kujton këtë të vërtetë, prandaj ta përkujtosh këtë është diçka themelore sidomos në këtë periudhë kur tundimet janë kaq të forta sa për t’u bërë të dhunshëm në emër të Zotit e për të lartuar Zotin përmes dhunës. Kjo është një kundërshti absolute, sepse në emër të Zotit mundet vetëm të duash. E në emër të Zotit mund të vdesësh martir, por kurrë t’i vrasësh të tjerët”.
Ndërsa regjisorja italiane Liliana Cavani u shpreh kështu mbi enciklikën e Papës :
“Enciklika më ka befasuar. Sipas meje, është më rëndësi të flitet, të komentohet e kështu me radhë, sepse përndryshe ekziston rreziku që të lexohet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, apo të mos lexohet aspak e të mbetët një lloj komunikimi i thjesht mbi dashurinë, pasiqë dihet se të krishterët e kanë për obligim të duan njëri tjetërin, pra e kanë për detyrë të duhen e kaq, mjaft, prandaj në dukje të parë mund të mendohet se kjo enciklikë nuk shton asgjë të veçantë. Në realitet, sipas meje, lypet të nxirret në dritë thelbi që është brenda saj, e që është njësimi i trupin dhe shpirtit. Kjo, sipas mendimit tim, është për t’u thelluar më tej”.( 16 shkurt 2006 R.V.)







All the contents on this site are copyrighted ©.