2006-02-16 20:06:08

Argumentet kryesore të 16 shkurtit: këtu mund të ndiqni krejt emisionin


RealAudioMP3 Papa Benedikti i XVI në audiencën e sotme me kryeministrin e Libanit Siniora foli mbi paqen, respektimin e të drejtave njerzore dhe të lirisë fetare në Liban dhe në Lindje të Mesme.


Enciklika e Papës “Zoti është dashuri, u paraqit në Romë gjatë një takimi organizuar nga shtëpia botuese “Paoline” një muaj pas botimit. Komenti i Imzot Angelo Comastri dhe regjisores italiane Liliana Cavani.


Në zbulimin e rrënjëve kristiane të Evropës. Fillojmë sot një seri intervistash mbi thesarin e krishterë të kontinentit të vjetër. Sot Prof. Franco Cardini flet mbi Mesjetën dhe Krishtërimin.


Bashkimi Evropian dhe Rusia e ftojnë Iranin për dialog, për të gjetur një kompromis për ambicjet e rrezikshme bërthamore të Teheranit. Në anën tjetër Parisi akuzon Teheranin duke e cilësuar programin bërthamor të Iranit si ushtarak dhe klandestin.


Kombet e Bashkuara shprehin indinjatën e thellë për pamjet tragjike të torturave dhe keqtrajtimeve poshtëruese ushtruar ndaj të burgosurve irakianë nga ushtarët amerikanë në burgun e Abu Ghraibit, në Irak. Pas këtyre pamjeve OKB-ja i kërkoi SHBA-ës të mbyllë burgun e Guantanamos, në Kubë


Në Afganistan Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi planin për zhvillimin e Afganistanit të cilin bashkësia ndërkombëtare e kishte propozuar në Londër për të luftuar trafikun e drogës, korrupsionin dhe përmirësimin e sigurisë në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.