2006-02-15 19:43:15

Sipas Ungjillit “Zoti radhitet në krahun e të përvuajturve dhe të varfërve”. Kështu tha Papa në audiencën e sotme të përgjithshme


RealAudioMP3 në të cilën morën pjesë mbi 17 mijë shtegtarë e besimtarë, që Benedikti XVI e filloi në Bazilikën e Shën Pjetrit të stërmbushur me besimtarë për të vijuar pastaj me pjesën e dytë të audiencës në Sallën e Palit VI-të në Vatikan.
Me shpjegimin e sotëm të ‘Himnit të Marisë’, të ‘Manjifikatit’, të himnit të ‘Madhërimit të Zotit’, Papa Ratzinger përfundoi reflektimet mbi Liturgjinë e Lutjes së Ditës: katekizmin sistematik mbi lutjet e Mëngjesores dhe të Mbremësores, filluar nga Gjon Pali II në vitin 2001. Këto uratë mes strofave e këngëve – pohoi Papa – janë një “shtegëtim tekstual” kundrimi e lutjeje .
‘Manjifikati’ i Marisë është një dëshmi ideale, “një këngë që na dëfton në filigranë spiritualitetin e anawimëve biblikë:
“ Dmth. të atyre besimtarëve që ndjehen ‘të varfër’ jo vetëm në distancimin e largimin nga çdo idhujtari e pasurisë dhe e pushtetit, por edhe në përvujtërinë e thellë të zemrës, të zhveshur nga tundimi i krenarisë, të hapur ndaj depërtimit të hirit hyjnor shpëtimprues. I tërë himni i Marisë, në të vërtetë është i shënuar nga kjo ‘përvujtëri’ (…) që tregon një situatë konkrete përvuajtërie e varfërie”.
Në këndimin e himnit të madhërimit drejtuar Zotit, Virgjëra Mari së pari si “zë solist”, pranon mrekullitë e Zotit në personin e vet pa qenë – saktësoi Benedikti XVI – zë “ i vetmuar e intim”, pasiqë Maria “është e vetëdijshme se ka një mision për ta plotësuar për njerëzimin”. Prandaj, zëri bëhet “koral”: e kështu kënga kalon për të kremtuar fuqinë e drejtësinë e Zotit, që tregon – vërejti Papa – një “stil” të posaçëm:
“Ai ( Zoti) radhitet në anën e atyre që janë të mbramët. Plani i tij shpesh fshihet nën terrenin e padukshëm të ngjarjeve njerëzore, që shohin triumfin e ‘ krenarëve’, të ‘pushtetshmëve’ e të ‘pasurve’. E megjithëkëtë fuqija e tij sekrete është e paracktuar të zbulohet në mbarim, për të treguar se kush janë të zgjedhurit e vërtetë të Zotit: ‘Ata që e nderojnë’ atë, ata që janë besnikë ndaj fjalës së tij hyjnore; ‘të përvuajturit, ata që janë të uritur, Izraeli shërbëtori i vet’, me fjalë tjera bashkësia e popullit të Zotit që, sikur Maria, është e përbërë nga ata që janë të ‘varfër’, të pastër e me zemër të thjesht”.
Dhe pikërisht atij populli, asaj “grigje të vogël”, Benedikti XVI i uroi që porsi Maria, të mund ta ketë shpirtin e hapur ndaj thirrjes së Zotit:
“Që në shpirtin tonë, në jetën tonë, Zoti të gjejë banim, e jo vetëm banesën që ne e kemi në zemër, por ta bartim atë në botë, kështu që edhe ne mund ta rilindim Krishtin për kohërat tona. T’i lutemi Zotit që të na ndihmojë ta madhërojmë me shpirt e me zemër të Krishtit, për t’ia sjellur Krishtin përsëri botës sonë”.
Edhe pse me fjalë tjera, në pjesën e parë të audiencës së përgjithshme të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit, para 6 mijë studentëve italianë të ardhur nga qytete të ndryshme e para 1800 shtegëtarëve francezë të Familjes regulltare “Vëllezërve të Shën Gjonit”, Ati i Shenjtë Benedikti XVI foli mbi solidaritetin ndaj të varfërve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë të sotme, duke e lidhur me temën e enciklikës së vet, ‘Zoti është dashuri’:
“Secilin prej jush e ftoj ta kuptojë e ta pranojë përherë më tepër këtë Dashuri që e ndryshon jetën e ju bën dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit. Kështu, pra bëhuni miq të vërtetë të Jezusit e apostuj të tij besnikë. Mbi të gjitha, duhet të bëjmë që personat më të ligësht e nevojtarë ta ndjejnë përdëllimin e Zemrës së Zotit dhe mos harroni se çdonjëri prej nesh, duke e përhapur dashurinë hyjnore, ndihmon në ndërtimin e një bote më të drejtë e solidare”.
Gjatë përshëndetjeve në mbarim të audiencës së përgjithshme, në mënyrë të veçantë Papa inkurajoi ipeshkëvijtë pjesëmarrës të Mbledhjes së 30-të të organizuar nga Lëvizja Kishtare e Fokolarinëve, të cilëve u tha ta “thellojnë përherë e më shumë spiritualitetin e bashkimit kishtar që duhet të karakterizojë misionin presbiteral dhe episkopal”. Pastaj, Papa përshëndeti edhe rregulltarët Mblatues të Shën Jozefit në Kapitullin e tyre të përgjithshëm dhe mjeshtrin e Kapelës Sikstinë imzot Giuseppe Libertin bashkë me këngëtarët e korit:
të kryesuara nga Pasaardhësi i Pjetrit; në mënyrë të veçantë ju jam mirënjohës për këndimet tuaja gjatë Audiencave të Përgjithshme. Ju falenderoj për të gjitha”. Në mbarim të audiencës, të gjithë të pranishmëve dhe atyre që e përcillnin përmes radiotelevizionit, Papa u dha bekimin apostolik. “ Të dashur miq, dëshiroj t’ua shpreh vlerësimin tim për shërbimin që jepni në kremtimet liturgjike.







All the contents on this site are copyrighted ©.