2006-02-13 19:52:07

Argumentet kryesore të 13 shkurtit: këtu mund të dëgjoni emisionin e plotë.


RealAudioMP3 “Përdëllimi i Zotit për ata që vuajnë” – kështu tha mes tjerash Benedikti i XVI në kremtimin e ditës botërore të të sëmurëve duke iu drejtuar dhjetë mijë besimtarëve të mbledhur në Bazilikën e Vatikanit për festën e Zojës së Lurdit.


“Krishti është dora që Zoti i zgjat njerëzimit” — Kështu u shpreh Ati i Shenjtë Benedikti i XVI gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot të dielën (12 Shkurt) në mesditë para mijëra besimtarëve ardhur nga katër anët e botës në Vatikan.


Papa Ratzinger takoi sot kardinajt dhe të gjithë krerët e dikastereve të Kuries Romake. Një takim që mbahet çdo 6 muaj. I sotmi ishte i pari për Papën e zgjedhur 19 prillin e vitit që shkoi.


Nga ngjarjet politike shënojmë caktimin e datave për fillimin e negociatave për statusin e Kosovës. Me 20 dhe 21 shkurtin e ardhshëm në Vjenë do të takohet palët përfaqësuese të Prishtinës dhe Beogradit nën drejtimin dhe mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.


Administratori apostolik i Kishës së Kosovës Imzot Zef Gashi përgëzon presidentin e ri të Kosovës Fatmir Sejdiun për zgjedhjen e tij në këtë post.


Irani shtyn negociatat mbi planin e kompromisit propozuar nga Rusia për programin bërthamor. Bashkëbisedimet ishin caktuar për në Moskë me datën 16 shkurt.






Hamasi është i gatshëm të çarmatoset nëse Izraeli lëshon territoret palestineze. Pohimi u bë nga lideri politik i grupit radikal Hamas Khaled Meshaall. Mirëpo në anën tjetër kryeministri izraelit Ehud Olmert ushqen dyshime të forta mbi besueshmërinë e këtyre pohimeve.


Abdurr Rrahman al Magribi, dhëndrri i numrit 2 të AL Kaedës, Al Zarkavit dhe përgjegjësi për shtypin i rrjetit terrorist të Osama bin Ladenit sipas burimeve pakistanase është vrarë.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ramsfled gjednet në Marok për një vizitë dyditore gjatë së cilës do të diskutojë bashkëpunimin ushtarak reciprok dhe luftën kundër terrorizmit. Sot Ramsfeld u takua me Mbretin Muhametin e VI dhe disa ministra të ushtrisë marokiane.


Duke shfletuar kalendarin historik përkujtojmë 7 vjetorin e vdekjes së Jezuitit shqiptar Atë Gjergj Vatës. Nga arkivi ynë ju propozojmë një fragment të intervistës së tij dhënë Radio Vatikanit mbi familjen shqiptare, plagët e reja shoqërore dhe të ardhmen e Kishës.












All the contents on this site are copyrighted ©.