2006-02-10 20:11:24

Vijojnë në Adelaide, në Australi, kremtimet për Ditën e 14-të botërore të të sëmurit me temë : “Shëndeti mendor dhe dinjiteti i njeriut”.


Do të arrijnë kulmin nesër, më 11 shkurt, ditën e kujtimit liturgjik të Zojës Lurdë. Papa jep me këtë rast ndjesën e plotë. Ndërkaq në Qëndrën e takimve në Adelaide vijojnë diskutimet dhe dëshmitë e njerëzve të cilët i kanë jetuar problemet dramatike që lidhen me sëmundjet mendore. Mjafton të kujtojmë se vetëm në Oqeani, ku zhvillohen kremtimet, Organizta Botërore e Shëndetit ka regjistruar 7 milion raste të sëmundjeve psikike dhe një milion raste të depresionit nervor. Këtyre nevojave të jastzakonshme për kujdes, Kisha katolike u përgjigjet me 2. 064 struktura shëndetësore katolike, 152 nga të cilat janë spitale, 406 ambulanca, 2 qëndra për mjekimin e gërbulës, 381 shtëpi për të sëmurë në prag të vdekjes, invalidë e të moshuar, 64 jetimore, 87 strehë për fëmijë pa familje, 260 këshillimore martesore, 554 qëndra të specializuara riedukimi, 58 institucione të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.