2006-02-10 20:12:23

Sot mijëra besimtarë i dhanë lamtumirën e fundit Don Andrea Santoros në bazilikën romake të Shën Gjonit në Lateran; Meshën e salikimeve e kryesoi kardinali Kamilo Ruini.


Meshën e salikimeve e kryesoi kardinali Kamilo Ruini, i cili theksoi në mënyrë të veçantë shembullin e guximit të krishterë, që i dha Kishës meshtari i vrarë dhe njoftoi se mendon të hapë çështjen e lumnimit të tij.
Kardinali kujtoi çastet më të rëndësishme të jetës së meshtarit misionar, që nga studimet në seminar - tek çasti kulmor, kur dha shembullin e njeriut të lidhur ngusht me Krishtin, në të cilën çdo besimtar gjen forcë për ta përballuar si i krishterë i vërtetë rrugën e vështirë të jetës, deri në dhurimin e saj.
Hirësia e Tij e përfundoi homelinë duke kujtuar me zë që i dridhej nga emocioni, fjalët e nënës së don Andreut:
***“Nëna e don Andreut e fal me gjithë zemër njeriun që u armatos për t’i vrarë të birin dhe i vjen thellësisht keq për të, duke qenë edhe ai bir i të vetmit Zot, që është dashuri”.







All the contents on this site are copyrighted ©.